Në nga anëtarët e shtabit teknik në kombëtaren e Malit të Zi ka folur për përballjen me Kosovën. Aleksander Jankovic ka thënë se nuk duhet rënë në grackë sikur që iu ndodhi me Bullgarinë.
“Janë ndeshje të rëndësishme, por nuk janë vendimtare. Të rëndësishme kanë qenë edhe ato ndaj Bullgarisë dhe Anglisë, të rëndësishme do të jenë edhe ato në vjeshtë. Tani ne po mendojmë vetëm për Kosovën dhe Çekinë”, ka thënë ai për Vijesti.
“Kosova është ekip serioz dhe këtë e tregojnë rezultatet në Ligë të Kombeve, por është e re, e kjo mund t’i kushtojë atyre”, thënë me tutje Jankovic, që është ndihmës i selektorit të Malit të Zi, Ljubisa Tumbakovic.
Ai ka thënë se fakti që Kosova janë ekip i ri, mund të jetë edhe përparësi, por edhe mangësi, transmeton Reporteri.net.
“Ne do të mundohemi t’i shfrytëzojmë të gjitha mangësitë e tyre, por jo edhe të biem në grackë sikurse ndaj Bullgarisë. Ata futen me eufori në ndeshje dhe kjo eufori u jep pak më shumë cilësi në lojë, por kur futesh me emocion në lojë, kjo mund të jetë edhe keq”, deklaroi ai.
Mali i Zi dhe Kosova do të kenë përballjen e parë në histori. Ndeshja luhet më 7 qershor në Podgoricë, në kuadër të xhiros së tretë të GRUPIT A kualifikues për EURO 2020.
Pas Malit të Zi, Kosova i shkon Bullgarisë në Sofie. Ne kemi aktualisht 1 pikë që e kemi marrë nga Bullgaria në ‘Fadil Vokrri’.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.