Ditën e sotme artisti boshnjak me identitet serb, Goran Bregoviq ka takuar nënkryetarin e Komunës së Beogradit, Goran Vesiq.
Ky i fundit e ka falenderuar Bregoviqin për promovimin e muzikës serbe gjithandej nëpër botë, përcjellë Gazeta Online “Reporteri.net“.
Vesiq gjatë takimit me të tha se nuk ka asnjë artist në Serbi që ka promovuar Beogradin më shumë se Goran Bregoviq, duke pasur parasysh popullaritetin e tij të madh në të gjithë planetin.
“Ai tregon historinë e tij muzikore për Beogradin në mbarë botën pothuajse çdo ditë”, tha nënkryetari i Beogradit.
Ndërsa në nëntor të vitit 2020, nënkryetarit të Komunës së Beogradit, Goran Vesiq iu ndalua hyrja në Kosovë.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.