×
  • Lajme
  • Botë

    Presidenti kinez: Putin është shoku im më i ngushtë

    Reporteri
    06 Qershor 2019 | 10:08

    Presidenti i Kinës, Xi Jinping viziton Rusinë më shumë se çdo vend tjetër dhe raporti i tij personal me Vladimir Putin është një nga arsyet për këtë.


    “Ky është udhëtimi im i tetë në Rusi që nga viti 2013,” u tha Xi gazetarëve, të cilët u mblodhën në Kremlin të mërkurën.

    Sipas statistikave të liderit kinez, ai dhe Putini “janë takuar pothuajse tridhjetë herë gjatë gjashtë viteve të fundit”.

    “Rusia është shteti më i vizituar për mua dhe Presidenti Putin është shoku im më i ngushtë dhe një koleg i mirë”, the presidenti kinez.

    Gjatë vizitës së Xi, u ra dakord që Rusia dhe Kina do të largohen nga dollari amerikan dhe do të zhvillojnë tregtinë dypalëshe në monedhën kombëtare – respektivisht rubla dhe juani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!