×
  • Lajme
  • Botë

    Meksika i pret me armë në kufi emigrantët, që synojnë SHBA-në

    Reporteri
    06 Qershor 2019 | 15:09

    Meksiko City, ushtarë meksikanë, policë të armatosur dhe zyrtarë të emigracionit bllokuan një karvan prej qindra emigrantësh , pasi ata kaluan kufirin nga Guatemala dhe po i drejtoheshin Meksikës jugore të mërkurën. Ata ndaluan disa dhjetëra prej tyre, siç tha një dëshmitar nga një grup që mbështeste emigrantët.


    Reagimi i Meksikës në qytetin kufitar Metapa, që përfshinte disa dhjetëra ushtarë, shënoi një ashpërsim të përpjekjeve të qeverisë për të frenuar rrjedhën e emigrantëve kryesisht të Amerikës qendrore, tha Salva Cruz, një koordinatore.

    “Kaq shumë marinarë dhe policë ushtarakë, kjo, po, është gjë e re” tha Cruz në WhatsApp nga Metapa, në shtetin kufitar jugor Chiapas, ku shumica dërrmuese e emigrantëve nga Amerika Qëndrore hyjnë në Meksikë. Shumë prej tyre janë azilkërkues, që i ikin dhunë dhe varfërisë në Honduras, Guatemala dhe El Salvador.

    Operacioni në Chiapas koincidoi me një takim të zyrtarëve meksikanë dhe amerikanë në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën për të bërë një marrëveshje që të shmangte tarifat e e rënda mbi Meksikën me të cilat Presidenti Donald Trump kërcënoi një javë më parë.

    Trump kërcënoi me tarifat si hakmarrje për atë që ai e konsideroi dështim të Meksikës për të ndaluar emigrantët nga Amerika qendrore për të shkuar drejt kufirit amerikan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!