Në dhjetorin e vitit të kaluar, presidenti i Francës, Emanuel Macron, kishte paralajmëruar një vizitë dy ditore në Beograd, por që më pas ishte anuluar për shkak të zhvillimeve politike dhe protestave masive në Francë.
Megjithatë Macron këtë vizitë do ta realizojë gjatë muajit korrik të këtij viti. Lajmin e ka konfirmuar sot, ambasadori francez në Beograd, Federico Mandoloni.
“Presidenti Makron do të vizitojë Beogradin në mes të korrikut, për konfirmuar raportet e mira politike, dhe për të shtyrë përpara raportet ekonomike ndërmjet dy vendeve”, ka thënë Mandoloni.
Mandoloni këto deklarata i ka bërë teksa kanë filluar punimet për ndërtimin e ambasadës së re të Francës në Beograd.
“Raportet tona janë shumë dinamike, në të gjitha fushat, veçanërisht për ekonomi”, ka thënë Mandoloni.
Kjo vizitë e presidentit të Macron në Serbi, vjen edhe në kohën kur Franca dhe Gjermania po bëjnë përpjekje të mëdha për të rinisur bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.