Sonte në stadiumin e Podgoricës pritet të zhvillohet ndeshja e futbollit midis përfaqësueses së Malit të Zi dhe asaj të Kosovës, e cila do të jetë e rëndësishme për të dyja palët për kualifikimet “Euro 2020”.


Kjo përballje e dy skuadrave ballkanase që do të nis nga ora 20:45 do të transmetohet edhe në qendër të Prishtinës.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili në një postim në Twitter ka ftuar të gjithë futbolldashësit të bëhen bashkë.

Reklamë

“Me organizim të Komunës së Prishtinës, sonte në sheshin Zahir Pajaziti do të transmetojmë ndeshjen Mali i Zi – Kosova! Ju ftojmë të gjithëve të na bashkangjiteni në përkrahje për përfaqësuesen tonë në kualifikimin për EURO 2020!”, ka shkruar Ahmeti.