Liverpooli ka prezantuar fanellat e dyta që do t’i përdor për edicionin e ardhshëm.


Ngjyra fanellave që Liverpooli do t’i përdor kur luan si mysafir do të jetë e bardhë, derisa e para dihet që është e kuqe, shkruan Periskopi.

Në prezantimin e këtyre fanellave kanë marrë pjesë të gjithë lojtarët e Liverpoolit, në mesin e tyre edhe kosovari, Xherdan Shaqiri.

Reklamë

Shaqa për dallim nga lojtarët tjerë ka pozuar me fanellën e re në një stil pak më ndryshe.

Ai ka dalur në foto shumë serioz dhe duke mos shikuar aparatin.

Ndryshe, Shaqiri javën që shkoi u shpall kampion i Evropës me Liverpoolin.

https://www.facebook.com/LiverpoolFC/posts/10157970008787573

Reklamë