Ngjarja tragjike në qytetin e Tetovës ka tronditur të gjithë.
E revoltuar dhe njëkohësisht e tmerruar nga gjithë kjo ngjarje është edhe këngëtarja nga Shkupi, Adelina Tahiri, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.
Ajo tregoi se e afërmja e një prej punonjësve të saj kishte humbur jetën në spitalin e Tetovës.
“Sot në mëngjes më erdhi në shtëpi me lot në sy, sepse vajza e tezes së saj kishte qenë aty brenda dhe kishte ndërruar jetë. Familja e saj kishte tentuar ta shpëtonte, por nuk kishte mundur të mbijetonte për shkak të tymit. Ishte vetëm 20 vjeçare. Sinqerisht jam e tmerruar!”, tha me lot në sy Tahiri./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.