×
  • Sport
  • Sport

    Nuk do të mund të luaj për shkak të lëndimit, Valon Berisha prek zemrat e ‘Dardanëve’ me postimin e tij

    Reporteri
    07 Qershor 2019 | 17:27

    Kapiteni i Kosovës, Valon Berisha është vetëm njëri nga 3 mungesat e mëdha që Përfaqësuesja e Kosovës do t’i ketë sot në Podgoricë.


    Përfaqësuesja e Kosovës sot luan ndeshjen për Kualifikimet e ‘Euro 2020’ ndaj Malit të Zi me fillim nga ora 20:45, shkruan Reporteri.net

    ‘Dardanët’ do të duhet të mos llogarisin në shërbimet e mesfushorëve kryesor, Hekuran Kryeziu, Herolind Shala e Valon Berisha.

    Ky i fundit përmes një postimi në InstaStory ka shprehur përkrahjen e tij për Përfaqësuesen e Kosovës.

    “Kosova ime e dashur, hajde ishalla me fitore. Fat e suksese, djema”, ka shkruar Valoni.

    Kujtojmë që Kosova është në grup me Anglinë, Republikën Çeke, Bullgarinë dhe Malin e Zi.

    ‘Dardanët’ kanë zhvilluar vetëm një lojë deri më tani, në barazimin 1:1 ndaj Bullgarisë, përderisa Mali i Zi është deklasuar nga Anglia./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!