Rafael Nadal është një hap larg titullit të 12-të në French Open, pasi mposhti 6-3 6-4 dhe 6:2 Roger Federerin në finale.
Era e fuqishme ishte pengesë në zhvillimin e një ndeshje kualitative, por përkundër kësaj pati mjaft momente për t’u diskutuar në “Philippe-Chatrier”.
Nadal tani e pret fituesin nga ndeshja Novak Djokovic-Dominic Thiem, për t’u ndeshur në finale.
Pas trimfit, Nadal u shpreh: “Është e jashtëzakonshme të luaj kundër Rogerit këtu – urime atij. Ai është lojtari më i mirë në histori për mua.
“Gjithmonë është ndeshje e vështirë kundër Rogerit. Ishin kushte të vështira me erën. Jam i lumtur që e pata mundësinë të luaja një tjetër finale këtu. Është kompeticioni më i rëndësishëm në karrierën time.”