Pas presionit të madh nga Beogradi që të mos paraqitej ndaj Përfaqësueses së Kosovës, trajneri i Malit të Zi, Ljubisa Tumbakovic ka njoftuar se do të dorëhiqet nga Kombëtarja malazeze.


Tumbakovic ka thënë se ai është një trajner i kalibrit të lartë dhe kërkesa të tilla nuk mund t’iu bëhen një trajneri të tillë, shkruan Reporteri.net

Sipas asaj që shkruan Sport Blic në Serbi, presidenti i Federatës së Futbollit të Malit të Zi dhe anëtarët e bordit i kishin ofruar Tumbakovicit në një takim para ndeshjes që të mos e udhëhiqte skuadrën kundër Kosovës në dy ndeshjet kualifikuese, atë sot në Podgoricë dhe ndeshjen e tjetër në Prishtinë më vonë këtë vit.

Reklamë

Atij i ishte ofruar të mbetej trajner i Malit të Zi edhe më tutje, por jo në dy ndeshjet kundër Kosovës.

E një gjë të tillë e ka refuzuar kategorikisht Tumbakovic i cili nuk ka pranuar ta lë ekipën në baltë kur i nevojitet më së shumti.

Megjithatë, sipas mediave malazeze, trajneri serb dhe dy lojtarët e tjerë serbë nuk do të paraqiten në këtë ndeshje për shkak të presionit të madh nga ana e Beogradit.

Kujtojmë që ndeshja zhvillohet në Podgoricë duke filluar nga ora 20:45./Reporteri.net/