Gazetari i njohur veteran i sportit në Kosovë dhe autori i emisionit “Debat me Agim Kasapollin” në televizionin 7, ka pohuar se trajner serb i Malit të Zi, Ljubisa Tumbakovic, ka prejardhje shqiptare, duke këmbëngulur se ai ia kishte konfirmuar këtë kohë më parë.
Tumbakovic shkaktoi rrëmujë sot në Podgoricë duke mos pranuar, bashkë me dy futbollist serbë, të paraqitet për Kombëtaren e Malit të Zi kundër Kosovës në ndeshjen e sotme të Grupit A kualifikues për Kampionatin Evropian 2020.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Branko Latinovic, konfirmoi se trajneri dhe dy lojtarë serbë të Kombëtares malazeze nuk do të paraqiten kundër Kosovës në ndeshjen e sotme kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020 në Podgoricë, duke u dorëzuar para presionit politik nga Beogradi.
Por, sipas Kasapollit, Tumbakovic nuk është serb, por shqiptar.
Gjatë emisionit të tij special për ndeshjen Mali i Zi – Kosova, i cili po shkon drejtpërdrejt tani në T7, Kasapolli pohoi: “Tumbakovic nuk është serb, ai është shqiptar. Këtë ma ka konfirmuar ai vetë”.
Ndeshja e sotme kundër Malit të Zi, është e dyta e verdhekaltërve në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2020.
Në ndeshjen e parë, “Dardanët” barazuan 1:1 me Bullgarinë në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.