Para disa ditëve, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte filluar t’i shpeshtojë deklaratat për bashkim kombëtar me Shqipërinë duke parë izolimin që po i bëhet Kosovës.
Duke parë që procesi i integrimit po shkon me hapa të ngadaltë, Thaçi e ka parë si mundësi më të mirë bashkëngjitjen me Shqipërinë, shkruan Reporteri.net
Thaçit iu janë dashur vetëm 3 muaj që t’i bëjë më konkrete këto ide të tij.
Kujtojmë kohën kur presidenti Thaçi, vetëm 3 muaj më parë, saktësisht kur Kosova luajti miqësoren me Danimarkën, i referohej ekipit Përfaqësues të Kosovës si “kombëtare”.
“Një ekipi të madh botëror, siç është kombëtarja e Danimarkës, kombëtarja e Kosovës i dëshmoi që është fuqi ballkanike në fushën e gjelbër”, thoshte presidenti Thaçi duke iu referuar Kosovës si “kombëtare”.
Sot, kur Kosova po përballet me Malin e Zi, presidenti Thaçi ka ndryshuar qasjen e tij ndaj ekipit Përfaqësues të Kosovës.
“Sonte është një ndeshje e rëndësishme e përfaqësueses sonë kundër Malit të Zi”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social facebook, duke iu referuar Kosovës si “përfaqësuese” kësaj radhe./Reporteri.net/

