×
  • Lajme
  • Botë

    SHBA-ja dhe Rusia fajësojnë njëra-tjetrën për incidentin me anijet ushtarake

    Reporteri
    07 Qershor 2019 | 23:28

    Një luftanije ruse dhe një anije ushtarake amerikane për pak sa nuk u përplasën në detin e Kinës Lindore – dhe tani të dy vendet po e fajësojnë njëra-tjetrën për atë që ndodhi.


    Flota Ruse e Oqeanit Paqësor tha se anija ushtarake amerikane iu afrua atyre brenda 50 metrave, duke i detyruar ata që të marrin një aksion emergjent në mënyrë që t’i shmangen përplasjes.

    “Një aeroplan-mbajtëse amerikane papritur u afrua dhe e ndryshoi drejtimin, e na preu rrugën tonë. U afrua në distancë prej 50 metrash” thuhet në deklaratën e Flotës ruse.

    Sipas kësaj deklarate, luftanija ruse protestoi ndaj “natyrës së papranueshme të aksioneve të tilla” dhe se kishin paralajmëruar komandantët amerikanë, por marina amerikane nuk u pajtua me këtë version.

    “Ndërkohë që operonim në Detin e Filipineve, një luftanije ruse … e bëri një manovër të pasigurtë ndaj anijes ushtarake amerikane Chancellorsville” tha zëdhënësi i Flotës së Shtatë Amerikane, Komandant Clayton Doss. “Ky aksion i pasigurtë e detyroi Chancellorsville që t’i aktivizojë të gjithë motorët në mënyrë që t’i shmanget përplasjes” shtoi ai.

    Komandanti e mohoi pretendimin rus duke e cilësuar atë si një “propagandë” raporton Reuters, transmeton Gazeta Express.

    Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Shanhan tha se SHBA-ja do të “zhvillojë bisedime ushtarake me rusët, dhe do ta zgjidh këtë çështje” tha ai për reporterët.

    Incidenti ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të së premtes, ndërkohë që luftanije ruse ishin në drejtim paralel me anijen ushtarake amerikane.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!