Javën e kaluar, Sali Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar i PD-së.
Për këtë tani ka reaguar për herë të parë reja e tij, Armina Mevlani, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.
Mevlani ka komentuar një nga fotografitë e aktores Olta Gixhari nga pushimet në Portugali, por që një ndjekës i ka kujtuar ndodhinë e fundit blogeres shqiptare.
“Sa gjynah vjehrri”, shkruan ndjekësi, derisa partnerja e Shkelzen Berishës nuk heziton t’i kthejë përgjigje.
“Mos ia qaj hallin”, ka komentuar Armina, duke thyer kështu heshtjen pas përjashtimit të liderit historik të PD nga grupi parlamentar i kësaj partie./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.