Z.H. nga Lukavaci dyshohet se përmes rrjetit social Facebook, ka nxitur të tjerët për ta vrarë presidentin e Republika Srpska, Milorad Dodik.
Sipas informatave të mediave serbe, Z.H. kërkoi një snajper që ta vriste politikanin e serbëve të Bosnjes.
Mirana Miljanoviq, zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme të Republikës Srpska, tha se Drejtoria për Luftimin e Terrorizmit dhe Ekstremizmit paraqiti një raport në prokurori kundër Z.H., nën dyshimin e krimit “nxitje e aktiviteteve terroriste”.
Personi i arrestuar, më 23 janar të këtij viti në llogarinë e tij në Facebook, shkroi për idenë e vrasjes së Milorad Dodik dhe zyrtarëve të tjerë të Republika Srpska.
Sipas mediave, ai në llogarinë e tij kishte filluar një nismë për të angazhuar snajperistë për vrasjen e Dodikut.
Nga hetimet e policisë, kishin ardhur në përfundim se llogaria e tij nuk është një profil i rremë.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, policia gjeti një pistoletë, një granatë dore, telefona celularë dhe material tjera propagandistike, shkruan B92, transmeton Gazeta Express.
Ndërsa, personi sipas policisë konfirmohet të jetë boshnjak, por nuk është anëtar i ndonjë lëvizjeje ektremiste.
Ndërkaq, policia ia ka mbyllur llogarinë në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.