Në muajin korrik, Gazeta Online Reporteri.net ekskluzivisht dha lajmin për shtatzëninë e Gresa Behlulit.
Këngëtarja dhe bashkëshorti i saj, Lulzim Ibrahimi do të bëhen prindër për herë të parë.
Burime të afërta me këngëtaren bëjnë të ditur për Reporteri.net se këngëtarja do të bëhet nënë e një djali dhe tani është në muajin e tetë të shtatzënisë.
Lajmin për shtatzëninë këngëtarja e konfirmoi vetëm dy ditë më parë, me klipin e këngës së re “Numero Uno” në bashkëpunim me motrën e saj, Besianën.
Ndryshe, Gresa Behluli dhe Lulzim Ibrahimi i dhanë fund beqarisë në vitin 2019, duke kurorëzuar lidhjen e tyre disa vjeçare me martesë. /Reporteri.net/