×
  • Lajme
  • Botë

    Dënimi mizor i Kim Jong-un për gjeneralin e tij: E hedh në akuariumin plot me piranja

    Reporteri
    09 Qershor 2019 | 14:57

    Kim Jong-un ka ekzekutuar një prej gjeneralëve të tij duke e hedhur atë në një akuarium të mbushur me peshq mishngrënës, piranja.


    Tirani i Koresë së Veriut ka urdhëruar dënimin me vdekje, pasi akuzohej se po kurdiste një goditje të befasishme pas krahëve të tij.

    Në njërën prej pallateve të tij presidenciale, Kim kishte ndërtuar një akuarium të madh, me mijëra lloje piranjash të importuara nga Brazili.

    Disa gjymtyrë të viktimës iu prenë para se të hidhej në akuarium dhe disa burime shtuan se ishte e paqartë nëse vdekja e tij erdhi si pasojë e plagëve të tij, nga mbytja apo u vra nga peshqit mishngrënës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!