Një pjesë e madhe e estradës kanë shprehur mbështetjen e tyre për Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës.
Kësaj radhe edhe Gjiko ka shprehur mbështetjen e tij për pjesëtarët e Njësisë Speciale që këto ditë po qëndrojnë në veri, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në llogarinë e tij në Instagram, reperi ka publikuar një fotografi në të cilën shfaqen Njësia Speciale e Kosovës.
“Se un jam Kosova që nga plumbi s’vdes. Kosovë m’ka falë Zoti, e Kosovë do t’mbes”, shkruan mbi fotografinë e publikuar.
Theksojmë, se sot është dita e 9 që nga vendosja e masës së reciprocitetit të targave ndaj Serbisë./Reporteri.net/
