×
  • Show Time
  • Show Time

    “Kështu të presin në Kosovë” – Morena Taraku publikon pamje nga momenti kur e dënuan Policia e Kosovës

    Reporteri
    29 Shtator 2021 | 9:29

    Këngëtarja dhe modelja e njohur gjatë këtyre ditëve është kthyer në Kosovë.


    Ajo është takuar me familjarët, teksa arsyeja e vizitës ka qenë edhe vizita prej së afërmi e varrit të mikut të saj të ndjerë, i cili ndërroi jetë pak javë më parë.

    E teksa po e shijon qëndron në vendlindje, Morena duket se nuk e ka konsideruar një mikpritje “të fortë” atë që Policia e Kosovës i kanë bërë, pasi e njëjta është gjobitur të martën.

    Këtë gjë e ka bërë të ditur vet ajo përmes një imazhi të publikuar në InstaStory, ku shfaq veturën e saj, e cila është ndaluar nga policia e trafikut rrugor.

    Me ironi, bukuroshja Taraku ka shkruar se kjo “është mënyra se si e presin”, kur kthehet në Kosovë.

    “Kështu të presin në Kosovë, jemi të dashur dhe të mirëkuptueshëm, kuptohet!”, ka shkruar Morena në mbishkrimin e kësaj fotografie.

    Këngëtarja dhe modelja e njohur përndryshe tash e sa vite zhvillon një jetë larg vendit të saj të lindjes, përkatësisht në Stamboll, Turqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!