×
  • Show Time
  • Show Time

    “Ta marrë edhe fëmijën me vete”, kërkesa e çuditshme e personazhit publik për të qenë pjesë e BB VIP Albania

    Reporteri
    30 Shtator 2021 | 18:33

    Producentja e Big Brother Albania VIP ka zbuluar disa detaje nga ky edicion i parë që do të nisë me 5 tetor.


    Ajo ka zbuluar edhe kërkesën më të çuditshme nga një prej banorët VIP që do jetë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Një nga personazhet publike ka parashtruar një kërkesë të çuditshme, derisa ka kërkuar ta marrë edhe fëmijën e vogël me vete.

    “Se kemi pranuar me marrë fëmijën me vete. E menduam dhe tham që s’është etike dhe ishte jashtë rregullave”, tha Lori Hoxha.

    Lori Hoxha theksoi se nuk ka marrë pjesë në përzgjedhjen e personazheve, pasi që nuk dëshironte të ndikohej në shijet e saj personale.

    Gjithashtu, producentja zbuloi se pjesa më e madhe e shou bizit shqiptar është kontaktuar për të qenë pjesë e BB VIP./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!