×
  • Lajme
  • Botë

    Arrestohet një funksionar i lartë i BDI-së së Ali Ahmetit

    Reporteri
    10 Qershor 2019 | 12:10

    Me urdhër të prokurores për krim të organizuar Vilma Ruskovska, mëngjesin e sotëm është arrestuar sekretari shtetëror në Ministrinë për shoqëri informatike, Jahi Jahiu.


    Jahiu dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare në marrjen e provizionit nga një tenderi i fituar.

    Jahiu është kuadër i BDI-së. Për momentin sektori për krim të organizuar dhe korrupsion po kryen bastisje në hapësirat e ministrisë.

    Sipas dëshmitarëve Jahi Jahiu nga Kumanova është arrestuar në orët e hershme të mëngjesit, ndërkohë që policia ka qëndruar në shtëpinë e tij për të kryer bastisje.

    Sipas informatave të portalit SDK, bëhet fjalë për mito prej 10 mijë eurove, të cilat Jahiu i ka marrë në mënyrë të paligjshme gjatë viti 2014-2015, raporton Alsat M.

    Jo zyrtarisht për këtë funksionarë të BDI-së, Prokuroria do të kërkojë paraburgim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!