Sulmuesit grisën të paktën 50 Kurana dhe disa prej tyre i hodhën në tualet.
Dy xhami në Gjermani ishin në shënjestër të sulmeve islamofobe këtë fundjavë. Sulmues të paidentifikuar hodhën gurë ndaj xhamisë Qëndrore në Kassel duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, shkruan Agjencia e Lajmeve “Anadollu”.
Konsulli turk në Frankfurt, Burak Kararti dënoi sulmin dhe i bëri thirrje autoritetve gjermane të kapin autorët dhe të nxjerrin para drejtësisë.
Paralelisht me këtë, në shënjestër të sulmit vandal ishte edhe xhamia Rahman në Bremen, ku më së shumti frekuentohet nga afganët dhe pakistanezët.
Sulmuesit grisën të paktën 50 Kurana dhe disa prej tyre i hodhën në tualet.
Sulmin ashpër e dënoi edhe deputeti i Unionit Demo-kristian (CDU) në parlamentin krahinor Oguzhan Yazici, i cili u bëri thirrje autoriteteve të ndërmarrin masa dhe të mbrojnë xhamitë dhe sinagogat në mënyrën e duhur.
Në të dyja rastet prokuroritë kanë nisur hetime, kurse më herët sulme të ngjashme në xhamitë në Gjermani kryen simpatizuesit dhe protagonistët e organizatës terroriste PKK.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.