×
  • Show Time
  • Show Time

    Graniti për Fifin: Ndoshta edhe po lind diçka mes neve

    Reporteri
    12 Tetor 2021 | 21:58

    Fifi dhe Graniti gjatë kësaj nate të spektaklit janë ftuar në dhomën e rrëfimit për të folur për raportin mes tyre.

    Graniti ka treguar se gjatë kësaj jave ka pasur raste që është ndjerë keq, e Fifi ka qenë ajo që ia ka hequr mërzinë, shkruan Reporteri.net.

    Derisa në klip po shfaqeshin momentet mes dyshjes brenda ditëve në Big Brother, Graniti në një moment u shpreh se të ardhmes nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë mes tyre, teksa thotë se lumturinë po e gjen tek Fifi, dhe po të largohej do të ndjente një zbrazëti të madhe.

    “Po ndjehem mirë, edhe po ndjehem e mbrojtur e sikur e kam një mburojë afër, dhe uroj që Graniti të jetë mburoja ime”, u shpreh Fifi pas klipit që u shfaq në ekran.

    “Në një moment harrova që ndoshta, edhe po lind diçka”, tha Graniti, derisa shtoi se ka qenë Fifi që ajo gjithmonë i ka ndenjur afër./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!