Presidenti Hashim Thaçi ka uruar futbollistët për fitoren historike si mysafir ndaj Bullgarisë me shifrat 2-3.


Thaçi përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se futbollistët nuk u dorëzuan për asnjë moment dhe paraqitjet e tilla konfirmojnë se përfaqësuesja jonë do të kualifikohet në “Euro 2020”, shkruan Reporteri.net.

“Ndeshje fantastike, dominim përgjatë gjithë ndeshjes, asnjë minutë nuk u dorëzuan. Me këtë ekip, Kosova sigurt në Kampionatin Evropian. Urime! HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Reklamë