Është publikuar traileri më i ri i serialit të njohur spanjoll “La Casa de Papel”.
Sezoni i pestë, pjesa e dytë e “La Casa de Papel” do të nis transmetimin më 3 dhjetor, shkruan Reporteri.net.
Në trailerin e publikuar në YouTube nga “Money Heist”, është paralajmëruar fund dramatik për personazhin e Lisbonës, e cila shihet duke u arrestuar nga Policia.
Sezoni i pestë dhe i fundit i këtij seriali i ka dy pjesë. Pjesa e parë është publikuar më 3 shtator 2021, teksa pjesa e dytë do të publikohet më 3 dhjetor./Reporteri.net/