Genta Ismajli dhe Usta shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.
Ndonëse vetë artistja nuk ka bërë të ditur gjininë, por është përfolur se Genta do të bëhet nënë e binjakëve, shkruan Reporteri.net.
Tani ajo ka mbajtur edhe festën para ardhjes në jetë të fmijëve të saj, ku dhe kanë publikuar pamjet e para nga kjo festë.
Genta dhe Usta ka vite që janë në lidhje dashurie, derisa në një intervistë të dhënë kohë më parë këngëtarja zbuloi se historia e tyre ishte dashuri në shikim të parë.
Kujtojmë se lajmin për shtatzëninë, Genta Ismajli e konfirmoi vetëm disa ditë më parë, përmes një klipi të realizuar në Tiranë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.