Fifi, Paloma, Iliri dhe Arditi janë banorët VIP të dënuar nga Big Brother.
Të katër banorët nuk guxojnë të kenë as edhe të vetmin komunikim me pjesën tjetër të shtëpisë ku ndodhen banorët tjerë, shkruan Reporteri.net.
Gazetarja shqiptare Paloma u ka thënë banorëve me të cilët po vuan dënimin, se di të lexojë filxhanin, kështu e ka nisur fillimisht me Ilirin.
Në bazë të figurave që i janë shfaqur, ajo i thotë Ilirit se po sheh disa shpërthime e njerëz brenda tij, derisa vazhdon duke i thënë se e ka një peng të madh brenda vetes.
Kujtojmë se të dënuarit do të qëndrojnë për dy netë në këtë zonë të shtëpisë, ku për obligim kanë të qërojnë qepë./Repoteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.