Fifi dhe Graniti kohëve të fundit janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin brenda shtëpisë së Big Brother.
Dyshja kanë deklaruar gjatë spektaklit të së premtes mbrëma se diçka mes tyre po lind, por mbetet të shihet në vazhdim se çfarë do të ndodhë me ta, shkruan Reporteri.net.
Fifi, ishte njëra nga banoret e dënuara nga Big Brother, ku për më shumë se 24 orë qëndruan në një ambient krejt të veçantë të shtëpisë së bashku me Palomën, Ilirin dhe Arditin.
Largësia apo ndarja nga Graniti, ka bërë që ky i fundit t’i bëjë një surprizë romantike këngëtares tek krevati i saj.
https://www.dailymotion.com/video/x84upgf
Ai ka formuar një zemër me trëndafil e qirinjë në shtratin e saj, duke lënë pa fjalë jo vetëm këngëtaren, por të gjithë banorët.
Graniti i tha Fifit se i është dukur shtrati i saj bosh gjatë këtyre ditëve ndërsa i pyetur prej saj se sa e ka marrë malli nga 1-10, ai tha më shumë se 10.
Ajo gjithashtu u shpreh se i uron mirëseardhje Fifit në shtëpinë e familjes Cana./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.