Semi Japuaj është njëra nga banoret e këtij edicioni të parë VIP të Big Brother Albania, e cila iu bashkua kësaj aventure të re që nga data 5 tetor.
Ndonëse ka vite që merret me muzikë, Semi Jaupaj më shumë është përfolur në medie për lidhjen e saj të dashurisë me Bojken Lako, shkruan Reporteri.net.
Por, krahas kësaj, edhe paraqitje e saj e jashtme nuk është lënë pa u komentuar në rrjete sociale.
Duket qartë, se këngëtarja ka bërë disa ndërhyrje në fytyrë, e kjo lehtë dallohet me disa fotografi të realizuara vite më parë.
Ndryshe, Semi ditë më parë foli edhe për ndarjen nga producenti Bojken Lako me të cilin ka qenë në lidhje dashurie për shtatë vite.
Këngëtarja gjithashtu zbuloi se me Bojkenin tani janë miq të mirë, pasi ai ka qenë dashuria e parë dhe e vetme deri tani për të./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.