Stresi është kthyer në Shqipëri pas arratisjes për në Londër 7 muaj më parë.

Reperi u shpall në kërkim nga Policia, si organizator i protestave për vrasjen e Klodian Rashës, shkruan Reporteri.net.

Tani, ai është kthyer në Tiranë, ku tejet i qetë shfaqet në një video të publikuar në aeroportin e Rinasit.

Reklamë

https://www.dailymotion.com/video/x84uqn9

Aty shihet derisa dy prindërit e tij kanë dalur ta presin reperin.

Ende nuk është bërë e ditur as nga ai apo nga vetë Policia nëse ka ndonjë skadim të urdhër-arrestit, por duhet thënë se, pavarësisht se në kërkim, reperi duket se nuk e ka mendjen fare tek policia.

Theksojmë se reperi vetëm dy ditë më parë, përmes një videoje të publikuar, u shpreh se me t’u kthyer në Shqipëri do të merret me ata që gjatë gjithë kësaj kohe e kanë sharë e ofenduar reperin./Reporteri.net/