Arjola Demiri, e njohur më shumë nga publiku me rolin e “Xhbanes” te seriali vendor “O sa mirë”, që nga 5 tetori ka nisur rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania.
Aktorja e cila ka qenë pjesë edhe e disa filmave shqiptarë, po pëlqehet shumë nga publiku për karakterin e saj të fortë që ka treguar gjatë këtyre dy javëve brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, shkruan Reporteri.net.
Ditën e sotme ajo e ka nisur me një bisedë me aktoren, Monika Lubonja dhe këngëtaren Sheila Haxhiraj, derisa është shprehur se mezi po pret që të publikohet një film i metrazhit të shkurtër, ku pjesë e tij ka qenë edhe vetë Arjola.
“Kam bërë një film tani së afërmi, mezi po pres të publikohet. Ishte shumë e vështirë pasi duhet të komunikoja vetëm me sy dhe nuk mund të flisja aspak,- tha Arjola, teksa shtoi se në këtë film i është dashur të xhirojë edhe një skenë intime./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.