Arjola Demiri që nga 5 tetori është bërë pjesë e Big Brother VIP Albania.
Aktorja e cila u bë e njohur nga publiku me rolin e “Xhbanes” te seriali vendor “O sa mirë”, po pëlqehet shumë nga publiku shqiptar, derisa historia e saj ka prekur të gjithë kur e rrëfeu në një bisedë me Ilirin, javën e kaluar, shkruan Reporteri.net.
Ditën e sotme, Arjola i ka rrëfyer një pjese të banorëve se në një periudhë ka qenë në depresion si pasojë e ndarjes nga babai e tre fëmijëve të saj.
Arjola gjithashtu tregoi se këtë periudhë ka qenë shtatzënë me binjakë, të cilët si rrjedhojë e situatës së tensionuar e të vështirë në të cilën po kalonte, iu desh t’i abortonte.
“Shkova tek mjekja dhe i thash që s’mund t’i lindë këta fëmijë dhe të lutem m’i hiq. Gënjeva dhe thash se babai i tyre ishte dakord, por për shkak të një udhëtimi pune nuk ishte prezent”, tregoi aktorja nga Tropoja.
Arjola shtoi se kjo periudhë nuk zgjati pak, edhe gjatë shtatëzënisë së saj të katërt aktorja pranoi se ka konsumuar pafund alkool dhe cigare derisa edhe njëherë ka tentuar të vrasë veten nëpërmjet mbidozës në ilaçe./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.