×
  • Show Time
  • Show Time

    90 vjeç drejt hapësirës, aktori legjendar i Star Trek “prek” ëndrrën

    Reporteri
    14 Tetor 2021 | 19:40

    Aktori ikonë i Star Trek, William Shatner është bërë personi më i moshuar që shkon në hapësirë.

    90-vjeçari ishte një nga katër pasagjerët që udhëtuan brenda kapsulës Blue Origin, e cila ka realizuar kështu udhëtimin e dytë hapësinor për turistë.

    Astronautët u shoqëruan nga Bezos deri tek hyrja e raketës, ndërsa pas udhëtimit zbritën me sukses në shkretëtirën e Teksasit.

    Pas zbritjes, Shatner i cili e kishte shprehur prej kohësh dëshirën për të vizituar hapësirën, është emocionuar dhe përlotur duke e quajtur eksperiencën të pabesueshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!