Artistja me famë botërore, Adele është rikthyer pas 6 viteve pauzë.
Ajo ka publikuar këngën “Easy on me” pas mesnate. Kjo këngë është pjesë e albumit “30” që do të publikohet muajin e ardhshëm, transmeton Reporteri.net.
Kënga e re “Easy on me” e shpjegon vendimin e saj për ndarjen nga bashkëshorti i saj në vitin 2019 dhe kërkon në këtë këngë që ish-bashkëshorti dhe djali i saj ta kuptojnë atë.
Ende pa i bërë 10 orë nga publikimi, kënga ka arritur të kap hiq më pak se 16 milionë shikime në Youtube.
Adele kishte pasur probleme me kordën vokale dhe u detyrua të pauzoj për 6 vite./Reporteri.net/