Robert Berisha së fundmi ka folur sërish për divorcin me Nora Istrefin, me të cilën ka edhe një vajzë.
Këngëtari tha në emisonin “Goca dhe gra” se ai ka arritur ta menaxhojë aq mirë, sa vajza e tyre nuk e di se janë të divorcuar, shkruan Reporteri.net.
“E kam menaxhuar aq mirë, sa goca nuk e di fare që ne jemi të divorcuar, dhe nuk e ka kuptuar që ne nuk jemi bashkë. Ne thjesht nuk bashkëjetojmë me një shpi, ne edhe pushimet i bëjmë bashkë. Kur vie puna me qenë e lumtur goca ajo është primare. Mendoj që duhet të harrohet ky mentalitet, këto komplekse të shqiptarëve, që kur të ndahesh nuk ke të drejtë as komshiut të gruas me i folë”, tha Berisha.
Nora dhe Roberti u ndanë pas 14 vitesh lidhjeje, derisa ndarja erdhi 3 vite më parë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.