Nga data 5 tetor ka filluar edicioni i parë VIP i Big Brother Albania.

Figura të njohura kanë nisur këtë aventurë 100 ditore, shkruan Reporteri.net.

Javën e kaluar, gazetarja shqiptare, Paloma, mori një surprizë nga bashkëshorti i saj, Alandy, por ajo në fillim nuk u nis mirë, pasi produksioni u shpreh se bashkëshorti i saj po hedh poshtë historinë që ajo kishte treguar brenda shtëpisë.

Reklamë

Paloma rrëfeu në Big Brother se vite më parë ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj, Alandy. Ata i kishin sjell gazetares një trofe ku shkruante “Për aktoren më të mirë”, e më pas në shtëpi u shfaq edhe vetë Alandy i cili e gëzoi pafund gazetaren.

Mirëpo, së fundmi ai ka nxjerrë dallaveret e produksionit, pasi sipas tij ata ia kanë ndryshuar surprizën me qellim, pasi lulet dhe trofeu sipas tij kanë qenë në plan që ai vetë t’ia dhuronte, dhe se trofeu ishte i gjithi në formë të shakasë.