Blerona Zeqiri së fundmi ka folur për jetën e saj private, derisa ka treguar se ndër vite ajo është bullizuar për peshën që ka pasur.

Moderatorja ka treguar se ka lexuar shumë komente të liga në rrjete sociale sa i përket peshës së saj, shkruan Reporteri.net.

“Kam lexuar komente të liga, por që nuk kanë ndikuar”, tha ajo në T7.

Reklamë

Sa i përket jetës së saj private, Zeqiri nuk ka preferuar të komentojë shumë këtë pjesë.

“Qysh po të dukem”, i drejtohet Blerona moderatorit, i cili i thotë “Po dukesh e lumtur”, “Eh kaq ka rëndësi”, përfundon moderatorja.

https://www.youtube.com/watch?v=Gm03fc8zFvY