Ditën e sotme në “Për’puthen” është transmetuar takimi mes Mikelës dhe Bashkimit ku u duk se gjërat nuk kishin shkuar edhe aq mirë. Konkurrentët e tjerë “akuzuan” Bashkimin se ka qenë shumë i ftohtë ndaj Mikelës teksa edhe kjo e fundit u shpreh se ai i është larguar shumë dhe nuk sillet më si më parë me të.
Sakaq, një incident ka ndodhur gjatë publicitetit. Bora tha se për shkak të situatës që ka ndodhur, produksioni ka larguar nga studio Hysenin. Megjithatë, ajo nuk zbuloi se kush ishte përfshirë në situatën e pakëndshme dhe çfarë ka ndodhur konkretisht.
Në fund, Bora tha se do sqarojnë situatën mes konkurrentëve dhe do zbulojnë edhe për publikun.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.