Fifi dhe Graniti janë dy personazhe mjaft të komentuara brenda shtëpisë së Big Brother Albania.

Dyshja kohëve të fundit kanë shprehur hapur pëlqimin ndaj njëri-tjetrit, por që të gjithë po dyshojnë tek deklarata e konkurrentit nga Kosova, shkruan Reporteri.net.

Një nga miqt më të mirë të Fifit, balerini Graciano Tagani është shprehur se Graniti po e shfrytëzon Fifin për lojë.

Reklamë

“Graniti po e shfrytëzon, kjo gjë nuk diskutohet. Nëse Fifi s’do ishte aty, Graniti do dilte i pari, e jo Elhaidi. Ai thjesht është “mbështetja” e Fifit aty”, u shpreh Graciano Tagani.

Ndërkohë, edhe banorët brenda shtëpisë po e cilësojnë si falso deklaratën e Granitit, se e pëlqen Fifin./Reporteri.net/