×
  • Show Time
  • Show Time

    “Semi dhe Donaldi e ndjekin me sy njëri-tjetrin”, banorët e BB VIP thonë se ata pëlqehen

    Reporteri
    19 Tetor 2021 | 22:13

    Banorët gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri kanë komentuar raportin e Semit dhe Donaldit.

    Iliri, Paloma dhe Sheila janë shprehur se mes tyre mund të ketë realisht diçka, në veçanti nga ana e Semit, shkruan Reporteri.net.

    Të ftuar të tre në dhomën e rrëfimit, kanë deklaruar se Semi vërtetë e pëlqen Donald Veshajn, derisa ky i fundit po i shkon më ngadalë këtij raporti.

    Madje, Sheila u shpreh se ajo kishte menduar se Semi dhe Donaldi kanë qenë të lidhur qysh jashtë.

    Derisa, opinionisti Arbër Hajdari tha se si Semi, poashtu edhe Donaldi, janë të ndrydhur në këtë marrëdhënie, nuk po i thonë gjërat siç i mendojnë.

    Ndryshe e ka menduar, opinionistja Balina, e cila ka thënë se thjesht i sheh vetëm si shokë, ku sipas saj Donaldi thjesht i rri afër dhe e mbron Semin./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!