Pas një pauze katër vjeçare, reality-show, BigBrother u rikthye por tani në një format tjetër me personazhe të njohura ‘VIP’. Natën e parë u prezantuan 14 banorë, numër ky që mund të rritet apo zvogëlohet nga eliminimet apo hyrjet nga java në javë. Në natën e katërt të spektaklit të Big Brother Albania VIP është larguar banori i parë, Elhaid Cufi.
Së fundmi në një bisedë mes Donaldit, Fifit, Ilirit dhe Semit, u diskutua prapë lidhja e Donaldit me moderatoren, Bora Zemani.
Donaldi tregoj se me moderatoren kanë pasur shpeshherë mosmarrëveshje dhe ziheshin vazhdimisht. Ai u pyet nga këngëtarja, Fifi se kur do të dal nga shtëpia e “Big Brother” a do ta takoj Borën, ai u përgjigj duke thënë se nuk e di.
Fifi vazhdimit e provokoi duke i thënë se ti e do ende atë, teksa Donaldi u përgjigj me një “hmmm”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.