Pas një pauze katër vjeçare, reality-show, BigBrother u rikthye por tani në një format tjetër me personazhe të njohura ‘VIP’.

Natën e parë u prezantuan 14 banorë, numër ky që mund të rritet apo zvogëlohet nga eliminimet apo hyrjet nga java në javë.

Mbrëmë në spektaklin e pestë të “Big Brother Albania VIP” ka qenë e ftuar moderatorja, Bora Zemani e cila zhvilloi dy takime me banorët, njërin me Semin dhe tjetrin me ish të dashurinë e saj, Donald Veshaj.

Reklamë

Takimi i Borës dhe Donaldit mori vëmendje të madhe në rrejte sociale, e që ky i fundit i rrëmbeu asaj edhe një puthje.

Bora pas takimit me Donaldin mbrëmë, tani ka filluar që t’i postoj video e ndara nga ndjekësit, por ajo që ka rënë në sy është video e ish-konkurrentit të “Për’puthen”, Fation Kuqari.

“Keni lindur për të qenë bashkë dhe mirë bëtë që u puthet se morën disa mësime të tjerët”, ka shkruar ai.

Bora ka postuar në instagramin e saj edhe foton e këngëtarit Yll Limani, i cili ka përshëndetur mëngjesin e sotëm, moderatorët e njohur shqiptarë Bora Zemanin dhe Donald Veshaj.

Reklamë