×
  • Show Time
  • Show Time

    Plas në “BB VIP” – Banorët dyshojnë se Paloma qëllimisht ndërpreu provën javore

    Reporteri
    24 Tetor 2021 | 18:56

    Prova e re javore ka nisur gjatë për banorët duhet të përpiqen maksimalisht të sigurojnë buxhetin e plotë

    Banorët duhet të ndërtojnë një trap dhe nëpërmjet tij të transportojnë në pishinë disa ushqime.

    Sot ata kanë testuar zyrtarisht funksionalitetin e trapit por ky proces u ndërpre për pak minuta nga Paloma. Gazetarja shkoi në Dhomën e Rrëfimit gjë e cila ka nervozuar pjesën tjetër të banorëve.

    Ata pretenduan se kjo ndërprerje u bë qëllimisht nga Paloma. “Iku qëllimisht, nuk e thirri askush. Nëse do kishte diçka do ta zgjidhte shpejt, jo të vonohej kaq shumë”,- tha Sabiani.

    Më vonë Paloma sqaroi se nuk ndihej mirë nga ana shëndetësore dhe se duhej të kërkonte një ilaç.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!