Ka vdekur në moshën 59 vjeçare aktori i serisë së famshme “Friends”, James Michael Tyler.
“Tyler vdiq paqësisht në shtëpinë e tij në Los Angeles të dielën në mëngjes. Nëse e keni takuar një herë, keni bërë një shok për gjithë jetën. Ai ka lënë pas gruan e tij, Jennifer Carno”, u tha në një deklaratë të menaxherit të tij.
Tyler u diagnostikua me kancer të avancuar të prostatës në vitin 2018, i cili më vonë u përhap në kockat e tij.
“Me dëshirën që t’i ndihmonte sa më shumë njerëz të jetë e mundur, ai ndau me guxim historinë e tij dhe u bë një aktivist për ata me prostatë që të bënin një test gjaku që në moshën 40-vjeçare”, u tha tutje nga menaxheri i tij.
Edhe pse nuk zotëroi të njëjtën kohë në ekran si gjashtë personazhet kryesore të “Friends”, Gunther ishte dhe mbetet një figurë e njohur.
“Bota e njihte atë si Gunther (miku i shtatë)… por të dashurit e Michael e njihnin atë si një aktor, muzikant, mbrojtës të ndërgjegjësimit për kancerin dhe bashkëshort të dashur”, tha menaxheri i tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.