×
  • Lajme
  • Lajme

    “E frikshmë dhe e shëmtuar”, çerdhja e vetme publike në Pejë del kundër Halloween-it

    Reporteri
    29 Tetor 2021 | 19:22

    Institucioni Parashkollor “Pëllumbat e Paqes” e cila është çerdhja e vetme publike në komunën e Pejës ka dalë kundër organizimeve për “Natë e Shtrigave” e njohur si Hallowen.

    Nga kjo çerdhe organizimet për këtë festë janë parë si veprime të shëmtuara.

    ” ‘Pëllumbat e Paqes’- Pejë nuk e përkrahë dhe nuk e feston Halloëen-in! Duam t’i edukojmë fëmijët me të bukurën dhe të gëzueshmen jo me shëmtimin dhe frikën”, thuhet në njoftimin e këtij institucione parashkollor.

    Ata thonë se kjo ditë me subjekt vdekjen, me të gjitha inskenimet dhe aksesorët, është një shembull shumë i keq për fëmijët, prej të cilëve pritet t’a shikojnë jetën me ngjyra të ndritshme, me gjëra të gëzuara dhe me njerëz me pamje të bukur dhe sigurisht t’a gëzojnë ate sa më bukur që është e mundur!

    “Prandaj secili është i lirë të bëjë zgjedhjen e tij, të festojë apo jo Halloëeen-in. Por kujdes për mesazhin dhe modelin që i afroni fëmijëve. Ne mbajmë përgjegjësi për fëmijët që kemi nën kujdesin tonë duke i’u ofruar dashuri, gëzim e hare e jo trishtim e frikë.”, thuhet në reagimin e tyre.

    Kujtojmë se në shumicën e institucioneve tjera parashkollore sot ka pasur organizime me kostume të fëmijëve e riorganizime të klasave.

    Ç’është Halloween?

    Emri i Halloween është interpretimi modern i All Hollows’ Eve të Irlandës, apo Dita e të gjithë Shenjtorëve. Kjo festë tepër e lashtë mbërriti në SHBA së bashku me emigrantët irlandezë dhe hodhi rrënjë për të vuajtur tani një transformim radikal.

    Dita e 31 tetorit kur dhe festohet Halloween shënon fundin e Vitit të Keltëve dhe besohet të jetë dita kur shpirtrat e atyre që kanë vdekur vitin e mëparshëm do të kthehen për të zënë vend në trupin e një të gjalli.

    Pikërisht për këtë arsye, njerëzit veshin kostume të frikshme për t’i trembur. Ekzistojnë versione të ndryshme të traditave të Halloween-it, por origjinën e vërtetë e gjejmë në festivalin antik të keltëve të njohur si Samhain. Në Skocinë e vjetër mendohej se ishte pikërisht nata e 31 tetorit, kur nuk kishte më kufi mes botës së të gjallëve dhe të vdekurve.

    Legjenda thotë se shpirtrat që kishin vdekur gjatë atij viti mblidheshin së bashku për t’u përzier me botën e të gjallëve dhe më pas për të nisur rrugën drejt një bote tjetër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!