Në nominimin e kësaj jave kanë qenë të gjithë banorët, kjo pasi Sabiani, Iliri dhe Monika kishin thyer rregullat e shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
Banori që ishte votuar më pak nga publiku ishte këngëtari Sabiani, e që dalja e tij preku tej mase banorët të cilët shpërthyen në lot.
Por, si qëndron e vërteta e këtij eliminimi të Sabianit?
Në një video të publikuar nga regjisori i Big Brother VIP Albania, Eduart Grishaj, e realizuar gjatë ditës së sotme, saktësisht gjashtë orë më parë, shfaq njërin nga montazherët e produksionit duke realizuar klipin montues për Sabianin, duke lënë të dyshohet në eleminimin e banorëve.
Mirëpo, pavarësisht kësaj Sabiani pati biletën e kthimit, në topin që ai kishte marrë qysh në fillim kur ishte futur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, dhe kështu që ai u rikthye sërish në shtëpi./Reporteri.net/