Ish missi, Zana Krasniqi në Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit, kandidoi për asamble komunale në listën e Vetëvendosjes.
Në këtë herë të parë në garën e saj politike, Krasniqi zgjedhi t’i bashkohej VV-së në krye me Arben Vitinë.
Mirëpo, nga këto zgjedhje, ish miss Kosova nuk arriti të futej në listë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Nga 14 këshilltarët e zgjedhur komunal të Lëvizjes Vetëvendosje, Zana nuk është në listë.
Ish miss Kosova në këto zgjedhje arriti të fitojë 380 vote, duke u radhitur e dyta në listën e pritjes.
Nëse lirohen dy vende dhe rrjedhimisht dy gratë e zgjedhura marrin përgjegjësi të tjera, Zanën mund ta shohim më Kuvend Komunal./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.