Zëvendës kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka përjashtuar mundësinë e largimit nga nisma “Ballkani i Hapur”, pas dorëheqjes së Zoran Zaev.
Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç që po mbahet në Beograd në kuadër të samitit, ai tha se nuk sheh asnjë rrezik që vendi i tij të largohet nga kjo nismë, pavarësisht situatës politike në Maqedoni.
“Drejtpërdrejt ne e lidhim rezultatin e zgjedhjeve me qeverinë. Po flas tashmë hipotetikisht por qytetarët maqedonas duan të ecin përpara dhe të ecësh përpara nënkupton marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunim rajonal. Besoj se në këtë rast, kjo do të ndodhë, do të ketë ndryshim të pushtetit, vullneti i qytetarëve është i tillë që kush do të rrijë në qeveri duhet të ecë përpara dhe të ketë një bashkëpunim të ngushtë me fqinjët tanë. Nuk shoh asnjë rrezik për të dalë jashtë vendi im. Maqedonia e Veriut. Është me rëndësi të mbetemi pjesë e kësaj nisme për të ardhmen tonë,” tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.