Arjola Demiri ka një muaj që është bërë pjesë e Big Brother VIP Albania.
Aktorja nga Tropoja gjatë ditës ka marrë vëmendjen me bluzën që ajo kishte zgjedhur të vishte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Liria ka emër – UÇK”, ka mbishkrimin kjo bluzë e Arjolës e cila është argument për lirimit të krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.
Theksojmë se Arjola Demiri brenda shtëpisë ka treguar jetën e vështirë që ajo ka pasur gjithë këto vite.
Problemet e shumta me tanimë ish-bashkëshortin e saj, ku mezi arriti të fitonte edhe përkujdesjen e tre fëmijëve të saj./Reporteri.net/